Sport

VIDEO/ “Mbreti” i Granadës, Uzuni dirigjon korin e tifozëve pas tripletës! Klubi krenohet me shqiptarin

Shkruar nga Liberale

VIDEO/ “Mbreti” i Granadës, Uzuni dirigjon korin e

Myrto Uzuni po kalon një moment të artë në karrierën e tij, teksa mbrëmjen e djeshme rrëmbeu skenën duke shënuan tripletë golashë në duelin ndaj Kartagjenës ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 4 me 1.

Talenti shqiptar është shndërruar në një “mbret” te Granada, falë protagonizmit të tij.

Pas përfundimit të ndeshjes, Uzuni ndër të tjera është shndërruar në dirigjentin e ultrasve. Ai ka qëndruar përpara tifozerisë dhe ka ndezur këngën e tyre, për të festuar.

Klubi Granada i ka shpërndarë në “Twitter” këto çaste, duke shkruar: “Shënon një ‘hat trick’ dhe nis korin. Imagjino të mos e duash”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH