Sport

VIDEO/ Manchester City nuk e ndal dot Armando Brojën! ‘Lojtari i Sezonit’ në Premier League kërkon t’i heqë… të mbathurat

Shkruar nga Liberale

VIDEO/ Manchester City nuk e ndal dot Armando Brojën! ‘Lojtari i

Evertoni arriti të ndalte në transfertë Manchestyer Cityn, duke zhytur akoma dhe më në krizë kampionët në fuq të Premier League.

Minuta pati dhe për Armando Brojën, i cili u hodh në fushë në minutën e 70’, duke lënë sërish një përshtypje mjaft të mirë.

Në fund të takimit, ai madje tregoi dhe forcën e tij përballë ‘Lojtarit të Sezonit’ të kaluar në Angli, Phil Foden. Ky i fundit kërkoi ta ndalte me çdo kusht sulmuesin e Kombëtares shqiptare, duke provuar t’i hiqte dhe të mbathurat, gjë që nuk funksionoi për yllin anglez.

(VIDEO)

Gjatë këtij takimit, Broja krijoi dhe disa raste, të cilat nuk u realizuan në gol nga shokët e tij të skuadrës.

Gjithsesi kjo ishte një pikë shumë me vlerë për Evertonin, që pas Arsenalit dhe Chelseat, arriti të ndalte dhe Manchester Cityn.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH