Sport

VIDEO/ Harrojeni Nostradamusin! Gazetari profet nga Shqipëria bën xhiron e botës. Parashikoi humbjen 1-0 të Italisë me autogol të Calafiori

Shkruar nga Liberale

VIDEO/ Harrojeni Nostradamusin! Gazetari profet nga Shqipëria bën

Parashikimi i pabesueshëm i televizionit shqiptar në Spanjë-Itali: "Sa del ndeshja?"
Profecia e pabesueshme e gazetarit për ndeshjen mes dy ekipeve në grupin e Shqipërisë, e vendosur nga autogoli i mbrojtësit italian, jehonë në botë

“Profecia e bërë nga një gazetar shqiptar për Spanjë-Itali është e pabesueshme”.

Kështu shkruan prestigjiozja sportive italiane “Corriere dello Sport”, duke iu referuar parashikimit prej “Nostradamusi” të Denis Hakanaj, gazetarit të “Telesport”.
Më tej, artikulli i medias italiane vazhdon: “Një ditë para ndeshjes, në fakt, në podcast-in e “Telesport”, një prej portaleve sportive më të rëndësishme në Shqipëri, Denis Hakanaj parashikoi fitoren e iberikëve ndaj axurrëve me autogolin e Calafiorit.

Gazetari, për fat të keq të Italisë, nuhati me intuitë dhe në mënyrë profetike autogolin e mbrojtësit fatkeq të Bologna, i cili në fund të ndeshjes u ngushëllua me një përqafim nga Gianluca Mancini, kolegu. Kjo është pyetja që bëjnë mijëra përdorues në rrjetet sociale, duke iu referuar parashikimit të bujshëm të reporterit shqiptar, i cili doli njësoj me atë që ndodhi ndaj kombëtares së trajnerit De La Fuente”.

Ndërkohë, edhe media të tjera të huaja i kanë bërë jehonë këtij parashikimi “në kokë” të gazetarit shqiptar”, diçka që i ka habitur të gjithë.

Mund të parashikosh saktë rezultatin e një ndeshjeje futbolli, por t’ia dalësh të paralajmërosh autogolin e një futbollisti, si në rastin e Calafiorit, dhe të ndodhë pikërisht kështu, kjo është profeci.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH