Sport

VIDEO/ Djali i Rudi Vatës nderon Watford në fund, i dhuron fitoren ndaj Portsmuth

Shkruar nga Liberale

VIDEO/ Djali i Rudi Vatës nderon Watford në fund, i dhuron fitoren

Djali i ish-kapitenit kuqezi Rudi Vata, ishte protagonist absolut i Watford, në fitoren 2-1 në sfidën e Championship ndaj Portsmouth. Sulmuesi shqiptar Roco Vata realizoi një gol në fund, duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës së tij.

Goli i Vatës

I aktivizuar në fushë në pjesën e dytë, Vata ia doli që të lërë gjurmë, teksa në minutën e 90-të përfitoi në maksimum nga një top i kthyer pas pritjes së portierit, edhe pse në një zonë të dendur me lojtarë mysafirë, çoi sferën në rrjetë.

19 vjeçari i cili zgjodhi Irlandën e Veriut ka luajtur 12 ndeshje në këtë sezon, ku ka realizuar 2 gola dhe ka dhuruar 2 asiste.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH