Mbrëmja e sotme do të mbahet mend gjatë nga sulmuesi Françesko Kamarda, i cili u aktivizua në minutën e 75-të, në duelin ndaj Klub Bryzh.
Vetëm 16 vjeç e 226 ditë, ai u bë debutuesi më i ri me Milanin në Champions, si dhe lojtari më i ri italian që është aktivizuar në këtë kompeticion duke tejkaluar rekordin e mëparshëm që mbahej nga Moise Ken, 16-vjeç e 268 ditë.
Në '87, Kamarda gjeti edhe rrugën e rrjetës, duke shënuar me kokë, por goli i tij u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje milimetrik.