Sport

Van der Meyde, rrëfimi tronditës i ish-lojtarit të Inter: Përdorja kokainë kur vajzën e kisha të shtruar në spital

Shkruar nga Liberale

Van der Meyde, rrëfimi tronditës i ish-lojtarit të Inter:

Ish-futbollisti holandez ka folur për periudhën e tij të vështirë dhe si doli prej saj

Van der Meyde, ish-lojtari i Interit rrëfen: “Kam përdorur kokainë kur vajza ime ishte në spital, mendova se po vdisja te Everton”

Karriera e Andy van der Meyde është shoqëruar nga ndeshje të shkëlqyera në fushë, por edhe nga teprime në jetën e tij private. Futbollisti, i cili ishte një meteor i vërtetë te Inter, duke mos arritur të shprehë plotësisht potencialin e tij pavarësisht talentit të madh, rrëfeu gabimet e shumta që bëri gjatë karrierës, veçanërisht gjatë kohës së tij te Everton .

Në fakt, në vitet në të cilat kishte veshur fanellën e klubit anglez, van der Meyde filloi të përdorte shumë alkool dhe kokainë, siç ka treguar për Prime Video. “Karriera ime përfundoi kur shkova te Everton. Bëra shumë budallallëqe, gjithçka u prish atje.  Ndërtova një jetë të dytë, tradhtova gruan time, lashë fëmijët për një tjetër. Unë kurrë nuk do ta fal veten dhe është vetëm faji im. Dilja çdo natë duke pirë derisa alkooli nuk kishte më efekt. Më pas droga. Kam përdorur kokainë, nuk isha më vetvetja”.

Ish-futbollisti shtoi: “Fillova të kisha probleme me trajnerin dhe konsumoja kokainë ndërkohë vajza ime ishte në spital. Një herë kam qëndruar zgjuar dy netë me radhë për shkak të kokainës. Aty kuptova se duhej të bëja diçka. E thirra agjentin tim dhe i thashë se duhej të largohesha përndryshe do të vdisja”.  Van der Meyde kuptoi se duhet të ndryshonte stilin e jetesës, përndryshe do të përfundonte edhe më keq.  

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH