Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur mjaft mirë aventurën në Ligën e Kombeve. Në Grupin B1, teksa takimi i parë luhet me Ukrainën në Pragë, Shqipëria ia doli të përmbysë disavantazhin e miqve, falë dy golave të shpejtë me anë të Ismajlit dhe Asanit.
Ukrainë-Shqipëri 1:2
Konoplya 49′ / Ismajli 54′, Asani '66
Minutat pikante të ndeshjes
90- Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 për Shqipërinë.
77′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Bajrami dhe në vendin e tij futet Arbër Hoxha.
73′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Laçi dhe në vendin e tij futet Medon Berisha.
72′ Tre zëvendësime te Ukraina. Largohen Sudakov, Kabaiev dhe Shaparenko, në vendet e tyre futen Yarmolenko, Pikhalonok dhe Vanat.
66′ Manaj hedh një top në zonë me Laçin që e lë për Asanin dhe ky i fundit me të majtën e çon në rrjetë.
1-2/ Manaj çon një top në zonë me Laçin që e lë për Asanin dhe ky i fundit me të majtën e çon në rrjetë (VIDEO)
65′ Sudakov godet nga distanca, me topin që shkon jashtë kuadratit.
62′ Ismajli provon me një gjuajtje me kokë, por topi kësaj radhe ndalet nga Trubin.
54′ 1-1/ Ismajli gjen topin në zonë pas një këndoreje dhe me të djathtën e çon drejt rrjetës. (VIDEO)
53′ Manaj provon me një gjuajtje nga distanca, por Trubin ndërhyn në mënyrën e duhur.
49′ GOL UKRAINA 1-0/ Konoplya godet me të parën dhe ndëshkon Strakoshën. (VIDEO)
45+1′ Mbyllet pjesa e parë e takimit!
45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
42′ Yaremchuk godet me të majtën brenda zonës, por Strakosha ndërhyn si duhet për t’i mohuar golin.
31′ Asani merr një krosim në zonë dhe godet me kokë, me topin që nuk shkon në kuadrat.