Sport

UEFA shton buxhetin: Ja sa para do të përfitojnë Kuqezinjtë për çdo rezultat pozitiv në Euro 2024

Shkruar nga Liberale

UEFA shton buxhetin: Ja sa para do të përfitojnë Kuqezinjtë

UEFA vendosi të shtojë buxhetin për kombëtaret që do marrin pjesë në finalet e Euro 2024, pjesë e të cilave në turneun e Gjermanisë është edhe Shqipëria.

Institucioni i futbollit në Evropë (UEFA) ka vendosur që të shtojë fitimet për skuadrat, duke rritur shpërblimet. Kështu, për çdo fitore kombëtaret respektive do fitojnë nga 1 milionë euro, teksa 500 mijë euro do marrin skuadrat për çdo barazim. UEFA nuk është mjaftuar me kaq, pasi për çdo ekip që kalon grupet do ketë 1.5 milionë euro, ndërsa 2.5 milionë euro për çdo ekip që arrin në çerekfinale. Shumave më sipër u shtohen edhe 4 milionë euro për gjysmëfinalistët, ndërsa 8 milionë euro shkojnë për fituesin e Euro 2024. Ndërkohë vendi i dytë do ngushëllohet me 5 milionë euro.

Kuqezinjtë në Grupin B përballen me kundërshtarë si Italia, Spanja dhe Kroacia. Nga ndeshjet kualifikuese, FSHF deri tani ka arkëtuar 9.25 milionë euro nga pjesëmarrja.

 Kombëtarja kuqezi zhvilloi sot stërvitjen e dytë në Dortmund, teksa tifozët sfiduan shiun për të ndjekur kuqezinjtë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH