Sport

UEFA, ja cili do të jetë “bilbili” i ndeshjes Shqipëri-Ukrainë

Shkruar nga Liberale

UEFA, ja cili do të jetë “bilbili” i ndeshjes

UEFA ka caktuar arbitrat që do të drejtojnë më 19 nëntor në Tiranë, ndeshjen e fundit që Shqipëria do të luajë në grupin e Nations League, atë përballë Ukrainës.

Treshja e arbitrave do të jetë portugeze dhe kryesohen nga Joao Pinheiro. Asistentët e 36-vjeçarit për të martën do të jenë Bruno Hezus dhe Luçiano Maila. Ndërkohë si arbitër i katërt është vendosur Joao Goncaives.

Ajo e së martës është një sfidë vendimtare për Shqipërinë, ndërsa paralelisht për grupin B1 në Ligën e Kombeve do të jetë duke u luajtur Çeki-Gjeorgji. të dyja këto sfida që nisin në orën 20:45.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH