Sport

UEFA dhe FIFA nuk ndryshojnë qëndrim, Rusia JASHTË Botërorit 2026!

Shkruar nga Liberale

UEFA dhe FIFA nuk ndryshojnë qëndrim, Rusia JASHTË Botërorit

UEFA dhe FIFA konfirmojnë se kombëtarja ruse mbetet e pezulluar nga garat ndërkombëtare. Vendimi, i ardhur fillimisht në shkurt 2022 pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë, tani do të jetë i vlefshëm edhe për Kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Sipas gazetës ruse Sports Expressen, një burim nga federata e futbollit të vendit ka konfirmuar vazhdimin e këtij sanksioni. Kjo do të thotë se Rusia nuk do të jetë në mesin e 54 kombeve të UEFA-s që do të marrin pjesë në shortin e kualifikueeseve më 13 dhjetor, ku skuadrat do të ndahen në 12 grupe që do të konkurrojnë për 16 vende në Kupën e Botës.

Në këto kushte, ky është  kompeticioni i tretë i madh që Rusia do të mungojë pasi u përjashtua nga Kupa e Botës 2022 në Katar dhe Kampionati Evropian 2024 në Gjermani.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH