Sport

Rikthehet Uefa Champions League, nisin ndeshjet me eleminim direkt

Shkruar nga Liberale

Rikthehet Uefa Champions League, nisin ndeshjet me eleminim direkt

Rikthehet spektakli i Uefa Champions League.

Kompeticioni më emocionues i futbollit për klube në Evropë vazhdon me fazën e eliminimit direkt, ku këtë të martë në fushë do të luajnë 4 skuadra.

Megjithëse nuk parashikohen përballje të mrekullueshme, surprizat vazhdojnë të jenë të mundshme.

Rekordmenët e kompeticionit, Real Madrid, udhëtojnë drejt Gjermanisë, ku i pret Leipzig.

Kjo është hera e tretë që këto dy ekipe përballen në Ligën e Kampionëve, dhe secila ka marrë një fitore.

Më 14 shtator 2022, në Bernabeu, Real Madrid fitoi me rezultatin 2-0, ndërsa një muaj më pas ishte Leipzig që në shtëpi e surprizoi Real Madrid me rezultatin 3-2. Asokohe luhej për fazën e grupeve, ndërsa tanimë llogaritë bëhen ndryshe. 

Faza e eliminimit direkt është shumë e nxehtë, ndërsa forma që vijnë dy skuadrat është krej e kundërt nga njëra-tjetra.

Trajneri Ancelotti nuk ka në dispozicion 5 futbollistë, ndërsa tek gjermanët, vetëm Haidara mungon për shkak të dëmtimit në gju. Po ashtu, Copenhagen dhe Manchester City po luajnë njëra me tjetrën.

Surprise daneze e Ligës së Kampionëve do të provojë t'i dalë përpara në eliminimin direkt, por përballë janë kampionët në fuqi. Skuadra e Guardiolës vjen me sulmues të fortë, ndërsa tek vendësit mungojnë 4 futbollistë, ndërsa Meling është në dyshim.

Favoriti kryesor për fitimin e kësaj ndeshjeje është klubi anglez, i cili pritet të zgjidhë çështjen e kualifikimit që në ndeshjen e parë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH