Sport

U tërhoqën nga Kombëtarja/ “Heronjtë” e Evropës i japin lamtumirën fanellës “kuqezi” në “Air Albania”

Shkruar nga Liberale

U tërhoqën nga Kombëtarja/ “Heronjtë” e

Tre janë nga i njëjti brez e njëri prej tyre ishte pjesë e suksesit të dytë historik të “Kuqezinjve”.

Bekim Balaj, Odise Roshi, Ermir Lenjani e Klaus Gjasula i kanë dhënë zyrtarisht lamtumirën Kombëtares, me katër “legjendat kuqezi”, që kanë qenë pjesë e Kombëtares, në dy kualifikimet e saj historike në Kampionatet Evropiane.

Tre të partë ishin “yjet” e teknikut Gianni De Biasi në arritjen e parë madhore të Shqipërisë në arenën evropiane, ku i kualifikoi në Euro 2016, ndërsa Gjasula ishte pjesë e një prej skuadrave më të mira në historinë e futbollit tonë, që arriti kualifikimin në Euro 2024 falë udhëheqjes së teknikut Sylvinho.

Lamtumirën e atyre që mund të quhen “ikonat” e Kombëtares e bënë akoma edhe më emocionuese ovacionet e 22 mijë tifozëve në “Air Albania”, por jo vetëm pasi u vlerësuan edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH