Portieri i Paris Saint-Germain (PSG), Gianluigi Donnarumma shkaktoi një frikë të madhe gjatë ndeshjes mes PSG-së dhe Monakos, pasi pësoi një goditje brutale që i la fytyrën të përgjakur.
Ai pësoi një traumë “fytyre” me ” lëndime të shumta “, sipas diagnozës fillestare nga ekipi mjekësor i klubit. Kjo pason një goditje të drejtpërdrejtë në fytyrë nga këpucët e Wilfried Singos gjatë ndeshjes së së mërkurës kundër Monakos.
Portieri ndërkombëtar italian u detyrua të linte lojën në minutën e 20-të në stadiumin Louis II të Monakos për shkak të dëmtimit. PSG-ja konfirmoi në një përditësim zyrtar mjekësor në faqen e tyre se Donnarumma do të kthehet në Paris me skuadrën sonte.
Sot portieri do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme mjekësore për të vlerësuar shkallën e ndikimit dhe dëmtimet e dukshme në fytyrën e tij.
“Ai do të duhet të qëndrojë joaktiv për disa ditë, ” tha PSG në përditësimin e tyre./vizionplus.tv