Sulmuesi i Valencias, Rafa Mir, është arrestuar nga policia gjatë natës së djeshme për një akuzë agresioni seksual të ngritur ndaj tij nga dy të reja.
Futbollisti është që mbrëmë në komisariatin e qytetit të Valencias dhe pret vendimin e gjykatës për hetimin në gjendje të lirë apo nëse do të qëndrojë pas hekurave deri në procesin gjyqësor.
Sipas burimeve në media, lojtari akuzohet për agresion seksual ndaj dy të rejave, të moshës 25 dhe 21 vjeç, në një festë private të organizuar në shtëpinë e tij. Pjesëmarrës në krimin e supozuar është edhe një tjetër person, i cili gjithashtu është arrestuar.