Sport

TRAGJEDI/ Volejbollistja u gjet e vdekur në banesën e saj

Shkruar nga Liberale

TRAGJEDI/ Volejbollistja u gjet e vdekur në banesën e saj

Volejbollistja ndërkombëtare portorikane Pilar Marie Victoria Lopez u gjet e vdekur në banesën e saj në Bursa në Turqi.

29-vjeçarja nuk u paraqit në stërvitjen e mëngjesit të Nilufer Belediyespor dhe shoqet e skuadrës u shqetësuan dhe nisën ta telefonojnë. Pasi nuk u përgjigjej telefonatave ato shkuan në banesë, ku e gjetën të vdekur. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur dhe ekspertiza mjeko-ligjore do të jetë ajo që do të hedhë dritë mbi ngjarjen.

Pilar ka lindur në vitin 1995 dhe ishte anëtare e Kombëtares së Puerto Rikos. Volejbollistja luajti për Beziers Angels në Francë dhe më pas u transferua në Nilüfer Belediyespor të Turqisë. Pas ngjarjes së rëndë, prokuroria e Bursës ka nisur hetimet.

TRAGJEDI/ Volejbollistja u gjet e vdekur në banesën e saj

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH