Sport

Tragjedi/ Lojtari rrëzohet në tokë dhe vd*s në fushë

Shkruar nga Liberale

Tragjedi/ Lojtari rrëzohet në tokë dhe vd*s në fushë

Një tjetër tragjedi në futboll ka ndodhur këtë herë në Francë, ku lojtari 25-vjeçar Jordan Doekoe, ka mbetur i vdekur në fushë.

Ai u ndihmua menjëherë nga stafi mjekësor, por nuk u bë e mundur mbajtja në jetë: “Jordan u rrëzua përtokë papritur, ndërsa po vraponte gjatë lojës”, – tha më pas presidenti i ekipit të të riut, AS Villey-Saint-Étienne, Eric Lecler, i pranishëm në ndeshje.

Ndeshja u ndërpre menjëherë dhe më pas u shty për një datë që do të vendoset. Skena dramatike u rijetua më pas nga presidenti Lecler, i cili shikonte nga ana tjetër, pa mundur të bënte asgjë: “Instinkti i parë ishte thirrja e zjarrfikësve, të cilët mbërritën menjëherë.

Ndeshja u ndërpre menjëherë për të ndihmuar djalin. Jemi ende të gjithë në shok. Në ndeshje ishin të pranishëm shumë të rinj. Tani kemi mbetur në kontakt për të kuptuar se çfarë duhet të vendosim për t’i ndihmuar lojtarët e tjerë, për shembull me asistencë psikologjike. Ende nuk i kemi të gjitha informacionet për shkaqet e vdekjes, do të dimë më shumë në ditët në vijim”. shkruajti klubi i futbollistit të ndjerë në profilet e veta sociale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH