Sport

Tmerr/ Dy lojtarët qëllohen me armë gjatë tentativës së vjedhjes

Shkruar nga Liberale
Tmerr/ Dy lojtarët qëllohen me armë gjatë tentativës

Dy yje të Marseille kanë përjetuar sot një ditë tmerri, teksa janë sulmuar me armë zjarri nga persona të cilët po tentonin t’i grabitnin makinën.

Dy lojtarët e përfaqësueses së Kamerunit, Jean Onana dhe sulmuesi Faris Moumbagna u sulmuan rreth orës katër të mëngjesit, sipas një raporti nga Le Parisien , me automjetet e tyre të mbetura të mbuluara me vrima plumbash.

Ata ishin kthyer në orët e para të mëngjesit në qendrën stërvitore në Marsejë dhe po udhëtonin drejt banesës së tyre së bashku kur janë ndaluar nga persona të cilët i kanë bllokuar në zonën ë portit të qytetit.

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat franceze, grabitësit kanë qëlluar me armë zjarri drejt makinës kur lojtarët kanë refuzuar të ulen prej saj, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.

Futbollistët ia kanë dalë të largohen me shpejtësi, ashtu si edhe grabitësit, ndërsa policia ka hapur një hetim për të zbardhur këtë ngjarje shumë të rëndë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH