Një futbollist profesionist ka ndërruar jetë në Marituba të Brazilit pas një shkëmbimi zjarri në rajonin metropolitan të Belém, Pará, natën e së hënës së 7 tetorit.
Mediat braziliane raportojnë se përveç sulmuesit 22-vjeçar të Clube do Remo, në vendngjarje mbetën të vrarë edhe dy persona të tjerë.
Sipas dëshmitarëve, Ricardo Emanuel Alcantara Paiva dhe Flávio Jesus de Souza, një mik i atletit, kishin luajtur një ndeshje futbolli në një arenë lokale dhe ishin ulur duke biseduar, kur një makinë e zezë i befasoi me disa të shtëna armësh.
Përveç miqve, automjeti shkoi pranë një dyqani ushqimor, ku edhe futbollisti me emrin Daivison Lucas da Silva Braga u qëllua dhe vdiq gjithashtu, shkruan A2.
Deri më tani nuk janë identifikuar personat që kryen vrasjen. Policia braziliane po heton rastin dhe janë kërkuar ekspertiza, të cilat do të ndihmojnë në hetimin.