Sport

Tirana po kërkon nje trajner të ri? Ja emrat që po përfliten

Shkruar nga Liberale

Tirana po kërkon nje trajner të ri? Ja emrat që po përfliten

Tirana po kërkon nje trajner të ri? Ja emrat që po përfliten


Stoli i Tiranës është tronditur pas disfatës në derbi ndaj Partizanit. Edhe pse presidenti Halili e mohoi shkarkimin e trajnerit Ahmataj, në opinionin sportiv kanë filluar të qarkullojnë emrat e dy kandidatëve të mundshëm për t’u bërë trajner të Tiranës.  


Mësohet se janë kontaktuar Erbim Fagu dhe Erjon Xhafa, për ta drejtuar së bashku Tiranën, por ende s’ka vendim në lidhje me të ardhmen e stolit bardheblu. Si Fagu ashtu edhe Xhafa e njohin mjaft mirë ambientin në këtë klub dhe shihen si dy alternativa ideale.  

 

Vlen të theksohet fakti se Xhafa ishte pjesë e klubit kryeqytetas si zv. trajner në sezonin 2019/2020, që u kurorëzua me fitimin e titullit kampion. 

 

Ndërkohë që edhe Erbim Fagu u shpall kampion me Tiranën në sezonin 2021/2022, teksandihmoi Orges Shehin në rrugëtimin drejt titullit kampion

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH