Sport

Tirana kap “Final Four”, goli i Kristal Abazajt mposht Kukësin

Shkruar nga Liberale

Tirana kap “Final Four”, goli i Kristal Abazajt mposht Kukësin

Kristal Abazaj do të shënonte golin vendimtar të sfidës mes Tiranës dhe Kukësit në minutën e 86-të.

Gol që bëri të shpërthejë festa në “Air Albania”, teksa kryeqytetasti nuk i mbajtën dot lotët. Erbim Fagui dhe Goldi Halili shpërthyen në lot pas këtij goli, i cili dukshëm solli çlirim te bardheblutë.

Verilindorët luftuan deri në fund, teksa goditën dy herë traversën. Gjithashtu në disa raste ishin protagonistë  edhe portierët, të cilët me pritjet e tyre bënë që kjo sfidë të përfunonte 1-0.

Pas këtij triumfi Tirana ngjitet në kuotën e 43-pikëve, momentalisht në vendin të 4-të. Ndërkohë Kukësi mbetet në kuotën e 26 pikëve, ndërsa rënia nga kategoria tashmë bëhet e pashmangshme.

Tirana kap “Final Four”, goli i Kristal Abazajt mposht Kukësin

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH