Sport

Tirana doli në shitje para derbit, ja cili ishte fati i ANKANDIT që u zhvillua sot për shitjen e aksioneve

Shkruar nga Liberale

Tirana doli në shitje para derbit, ja cili ishte fati i ANKANDIT që u

Teksa Tirana ka nisur përgatitjet për derbin, ka përfunduar sot  ankandi i parë për 66% të aksioneve të klubit të Tiranës.

Afati i vendosur nga përmbaruesi ishte sot deri në orën 16:00.

Në ankand nuk u shfaq asnjë i interesuar.

Tirana humbi gjyqin me kreditorin Abedin Treza në vitin 2019 dhe familjarët e tij kanë nxjerrë në shitje aksionet që aktualisht zotërohen nga Refik Halili. Çmimi i tyre ishte rreth 1.6 milionë euro dhe duke qenë se nuk u shfaq asnjë i interesuar, ankandi i rradhës do të jetë me çmim 30% më lirë.

Nëse sërish nuk do të ketë blerës, 66% të aksioneve do të kalojnë në emër të kreditorit, ndërsa pjesa tjetër, 34%, vijon të jetë në pronësi të Bashkisë Tiranë.

Klubi bardheblu ka reaguar pas publikimit të lajmit fillimisht, duke e quajtur si një manovër për “dezinformim të qëllimshëm për sa i përket falimentit të klubit! Ky lajm, është pjesë e një skenari të qëllimshëm, totalisht spekulativ dhe me prapavijë dashakeqe dhe komploti, për të synuar tjetërsimin e aseteve të klubit.”
Java e 33-të e Superiores sjell një nga ndeshjet më të shumëpritura për futbollin shqiptar, derbin e kryeqytetit, Tirana-Partizani. Të dielën në “Air Albania” pritet dhe dueli i katërt i këtij sezoni mes këtyre dy skuadrave që kanë një rivalitet historik mes njëra-tjetrës.

Gjatë këtij edicioni, Partizani ka fituar 2 ndeshje, ndërkohë që një përballje është mbyllur në barazim. Aktualisht “demat” ndodhen 5 pikë më lart se bardheblurë në renditje dhe kërkojnë që të arrijnë vendin e dytë në klasifikim, në mënyrë që të jenë të avantazhuar në gjysmëfinalen e “final4”.

Tirana në anën tjetër, duhet të mendojë dhe për ndeshjen e mesjavës me Kukësin, teksa i duhet të përmbysë disavantazhin e dy golave, ndërkohë në anën tjetër të  bëjë llogaritë dhe për takimin me rivalët e qytetit.

Skuadra me më shumë trofe në vend ndodhet në vendin e katërt me 46 pikë, aq sa Dinamo, ndaj deri në fund do I duhet shumë punë për të arritur pjesëmarrjen në “final4”, e kjo sfidë mund të ketë një rëndësi të madhe.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH