Tirana dhe Dinamo për herë të parë do ta bëjnë 150 kilometra larg kryeqytetit, në Vlorë. Pas tetë javëve të para blutë kanë pesë pikë më tepër se bardheblutë.
Dy ekipet kryeqytetase do të përballen për të 148-tën herë në kampionatet shqiptare. E pazakonta tjetër e derbit të 148-të, të paktën për 15 vitet e fundit, është që bardheblutë e shohin kundërshtarin pesë pikë sipër tyre, kur kanë kaluar vetëm tetë javë në Abissnet Superiore.
Në sezonin e kaluar, Tirana fitoi tri nga 4 përballjet me blutë, të gjitha me rezultatin 3-2, ndërsa një takim u mbyll 1-1. Fitorja e fundit e Tiranës ishte më 17 mars të këtij viti, ndërsa për blutë suksesi i fundit ishte më 21 maj 2022, kur fitonin 2-1 dhe zbrisnin sërish në Kategorinë e Parë.
Në kampionatin aktual, Dinamo vjen nga gjashtë rezultate pozitive radhazi, dy të fundit fitore, ndërsa Tirana pas humbjes së parë të sezonit, pësuar nga Teuta vetëm një javë pasi kishte arritur fitoren e parë pas serisë prej gjashtë barazimesh radhazi.