Sport

Tifozi slloven zbret në fushë dhe puth Ronaldon: Shpirti im nuk do të ishte i qetë nëse nuk do ta kisha bërë

Shkruar nga Liberale

Tifozi slloven zbret në fushë dhe puth Ronaldon: Shpirti im nuk do

Gjatë një ndeshjeje miqësore kundër Portugalisë, një tifoz i ekipit slloven të futbollit vrapoi në fushë për të bërë një foto me Cristiano Ronaldon.

Është Janez Kozelj, i cili ia doli ta bëjë këtë, dhe për Radio Kranj ai zbuloi të gjitha detajet e vrapimit në fushë dhe takimit me portugezin.

Ai ka theksuar se këtë moment e ka pritur 20 vitet e fundit dhe tani ishte në pritje të ardhjes në Slloveni të njërit prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave.

“Shpirti im nuk do të qetësohej nëse nuk do të vrapoja në fushë. E kuptoj që ajo që bëra ishte pak e gabuar. E luta për një foto dhe i thashë se është më i miri”, ka thënë Janez.

Kujtojmë se slloveni vrapoi në fushë dhe në gjunjë iu lut portugezit për një foto, me të cilën ai pranoi dhe si shpërblim mori një puthje në faqe.

Më pas ai u përcoll jashtë fushës nga sigurimi dhe tribunat e stadiumit të Stozhicës e duartrokitën dhe e shpërblyen për lëvizjen e tij në ndeshjen ndaj Portugalisë.

Me siguri ai përballet me një gjobë prej 1000 eurosh, por ai mori atë që kishte pritur pothuajse gjatë gjithë jetës së tij.

Tifozi slloven zbret në fushë dhe puth Ronaldon: Shpirti im nuk do

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH