Sport

Tifozët kuqezi të zhgënjyer, biletat e Europianit fitohen nga ...

Shkruar nga Liberale.al

Tifozët kuqezi të zhgënjyer,  biletat e Europianit fitohen nga

Përgjigja për aplikuesit për një biletë për në ndeshjet e Shqipërisë në Europian është dhënë të martën.

Në procesin e përzgjedhjes së fituesve, shumë shqiptarë janë përfshirë, pasi Kombëtarja u kualifikua në “Euro 2024” dhe shorti i ra në të njëjtin grup me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë. Fituesit kanë qenë shumë të pakët, ndërsa kërkesat ishin të larta. Të gjithë fituesit janë njoftuar me email dhe u kërkohet të vazhdojnë me pagesën.

Një nga arsyet përse shqiptarët ndihen të zhgënjyer nga përgjigjja e platformës së menaxhimit të biletave të Europianit është pikërisht politika e ndjekur nga UEFA. Institucioni i futbollit i jep përparësi banorëve të vendit që organizon turneun ose qytetit ku zhvillohet ndeshja. Në këtë rast, përparësitë i janë dhënë banorëve të Gjermanisë.

Situata njëjtë ndodhi edhe për finalen e Ligës së Konferencës të zhvilluar në Tiranë më 25 maj 2022. Në procesin e shitjes së biletave, shumica e tyre u fituan nga shtetasit shqiptarë. Të njëjtën zhgënjim kanë përjetuar edhe tifozët e Romës dhe Feyenoordit që aplikuan nga vendet e tyre dhe nuk arritën të sigurojnë një biletë për atë ndeshje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH