Sport

Tifozët kuqezi “pushtojnë” Dortmundin/ Kënga “Mora Fjalë” në çdo rrugë të qytetit gjerman

Shkruar nga Liberale

Tifozët kuqezi “pushtojnë” Dortmundin/ Kënga

Prej më shumë se 48 orësh mijëra tifozë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe nge gjithë diaspora kanë “pushtuar” rrugët e Dortmundit.

Gjatë gjithë ditës së sotme Dortmundi ka qenë i veshur kuq e zi. Jo vetëm simbolet shqiptare, por edhe këngët patriotike oshëtijnë në çdo cep të qytetit gjerman.

Në sfond dëgjohet kënga “Mora Fjalë”, kushtuar legjendarit Adem Jashari, këngë e cila ka shoqëruar kombëtaren shqiptare në çdo ndeshje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH