Sport

"The Guardian", West Ham në garë për yllin shqiptar

Shkruar nga Liberale

"The Guardian", West Ham në garë për yllin shqiptar

Pochettino e vlerëson Armando Brojën si një prej talenteve më të mëdha të sulmit në Europë, por duket se ai po largohet gjithnjë e më shumë nga Chelsea.

Sulmuesi shqiptar kërkon më shumë minutat në fushë për të qenë në formën e tij më të mirë përpara fillimit të Euro 2024. Një raport nga "The Sun" njoftoi se Broja do të largohet në huazim, në janar, me opsionin e blerjes në verë, teksa një media tjetër prestigjioz anglez, "The Guardian", raporton për një zhvillim tjetër të rëndësishëm në merkaton e janarit, në Premier League.

Sipas "The Guardian", West Ham po e ndjekë me kujdes futbollistin 22-vjeçar nga Malësia e Madhe dhe ata tashmë e kanë vendosur fokusin e tyre te sulmuesi shqiptar, pasi nuk kanë mundur të blejnë talentin kolumbian John Duran nga Aston Villa për shumën prej 18 milionë paundësh.

Broja që prej kohësh ka qenë në listën e teknikut, David Moyes, ndërsa ky i fundit ka nevojë për një sulmues të mirë për pjesën e mbetur të sezonit. Megjithatë, duket se ai do të ketë shumë konkurencë për të fituar kartonit e yllit shqiptar pasi për këtë të fundit interesohen edhe skuadrat e Wolverhampton dhe Fulham.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH