Sport

Telashet nuk kanë të mbaruar për Dakun, konfirmohet dënimi i parë për sulmuesin e Kombëtares nga…

Shkruar nga Liberale
Telashet nuk kanë të mbaruar për Dakun, konfirmohet dënimi i

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mrilind Daku, u kthye në qendër të vëmendjes për shkak të thirrjeve të tij kundër maqedonasve dhe serbëve, duke u hetuar kështu nga UEFA.

Por duket se dhe klubi i tij, Rubin Kazan, është gati të marrë masa ndaj sulmuesit të Kombëtares. Në një komunikatë për mediat, klubi rus shkruan se është gati të ndërmarrë masa ndaj Dakut, ku lë të kuptohet se dënimi mund të jetë tepër i rëndë.

“Sulmuesi Mirlind Daku i lejoi vetes thirrje fyese pas ndeshjes mes Shqipërisë dhe Kroacisë. Klubi ynë merr përgjegjësinë për atë që ndodhi. Rubini përfaqëson një ekip shumëkombësh dhe i përmbahet gjithnjë parimeve të respektit dhe barazisë, duke dënuar kategorikisht çdo formë diskriminimi dhe fyerje në baza kombëtare, fetare apo racore. Pas kthimit në ambientet e klubit ndaj futbollistit do të zbatohen sanksione disiplinore dhe financiare. Një bisedë shpjeguese do të zhvillohet edhe me lojtarët tjerë për të shmangur incidente të tilla në të ardhmen”, shkruan në komunikatë Rubin Kazan.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH