Sport

Të shtëna me armë zjarri drejt tre lojtarëve francezë

Shkruar nga Liberale
Të shtëna me armë zjarri drejt tre lojtarëve francezë

Tre futbollistë të Marseilles ranë pre e një tentative për vjedhjen e mjeteve pas kthimit nga fitorja 2-1 si mysafir i Le Havre në xhiron e fundit të Ligue 1.

Jean Onana, Faris Moumbagna dhe Bamo Meite ishin në karvanin e automjeteve që u nisën nga qendra stërvitore e klubit. Më pas ata u vunë në shënjestër të autorëve që me sa duket synonin të vidhnin makinat e tyre.

Lojtarët e gjigantit francez u qëlluan teksa po iknin nga sulmuesit dhe për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk u lëndua nga sulmi.

Në derën e shoferit të njërës makinë janë gjetur dy vrima plumbash, ndërsa mjetet janë goditur në pjesën e pasme nga autorët.

Prokuroria e Marsejës ka urdhëruar një hetim dhe mësohet se janë ende në kërkim të autorëve që kanë mundur të largohen nga vendi i ngjarjes, shkruajnë mediat vendase.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH