Sport

Të çmendur për Ronaldon, thyejnë rregullat e sigurisë për një selfie

Shkruar nga Liberale

Të çmendur për Ronaldon, thyejnë rregullat e sigurisë

Gjatë ndeshjes Portugali – Turqi, loja u ndërpre disa herë për shaka se disa tifozë hynë në fushë. Kësaj here arsyeja nuk ishte fama, por një selfie me një prej yjeve më të mëdhenj të historisë së futbollit, Cristiano Ronaldo.

Pesë tifozë mundën të arrinin Cristiano Ronaldon dhe të përpiqeshin të bënin selfie me të pasi pushtuan fushën, një shkelje e rëndë e sigurisë.

Një tifoz i ri ishte i pari që iu shmang stjuardëve në minutën e 69-të të ndeshjes së Grupit F në Westfalenstadion, me Ronaldon që i lumtur pozoi për një selfie përpara se i riu të përcillej nga siguria.

Por kjo çoi në disa përpjekje të tjera gjatë lojës dhe për një moment, Ronaldo u pa i frustruar me gabimet e ekipit të sigurisë.

Mbështetësi i dytë, një tifoz më i vjetër që pushtoi fushën 15 minuta pas incidentit të parë. Ai kapi Ronaldon nga qafa, mesa duke pasi nuk arriti në përpjekjen e parë për të bërë një selfie me lojtarin e Al Nassr. Ronaldo i ktheu shpinën tifozit, i cili e mbajti 39-vjeçarin, deri sa më në fund forcat e sigurisë e larguan nga sulmuesi dhe më pas e nxorrën nga fusha.

Poll
SHQIPENGLISH