Sport

Talenti i Milan në listen e Frosinones për merkaton e Janarit

Shkruar nga Liberale

Talenti i Milan në listen e Frosinones për merkaton e Janarit

Objektivi kryesor i skuadrës së Frosinone në futbollin Italian është të mbijetojë në elitën e kampionatit. Për të arritur këtë objektiv, ata janë në kërkim të përforcimeve për merkaton e janarit. Një nga pozicionet që ka më shumë nevojë për transferime është krahu i majtë i mbrojtjes.

Sipas mediave italiane, skuadra e Frosinone është e interesuar për lojtarin e Milanit, Davide Bartesaghi, i cili  mbahet si një talent me potencial të madh. Megjithatë, ai nuk po fiton vëmendjen dhe minutazhin e duhur nga tekniku, Stefano Pioli. Kjo situatë mund t'i shtyjë atë drejt një transferimi larg Milanos, madje edhe në huazim

“Unë mendoj se do të nënshkruaj me një ose dy lojtarë të tjerë. A do të jetë njëri prej tyre mbrojtës krahu? Pikërisht, një mbrojtës i majtë dhe një sulmues, i cili mund të jetë kushdo”,- u shpreh gjatë një konference për shtyp  drejtori sportiv i Frosinone, Guido Angelozzi , ky i fundit nuk përmëndi emra por aludohet per yllin e Milanit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH