Sport

TALENTI DHE VLERA E TIJ/ Beshiktas e blen nga Varshava, Tirana arkëton 1 milion Euro

Shkruar nga Liberale
TALENTI DHE VLERA E TIJ/ Beshiktas e blen nga Varshava, Tirana arkëton 1

Asnjë klub shqiptar nuk ka fituar më shumë se dy milionë Euro nga shitja e futbollistëve të talentuar, sepse ata ahiten fillimisht lirë. Kjo edhe për shkak se kampionati shqiptar vlerësohet i dobët kurse klubet nuk arrijnë dot të garojnë në kupat europiane.
Buxheti i një klubi me pretendime në Superligën shqiptare është gati 1 milion Euro.

Në ditën e fundit të merkatos në Turqi, Besiktas kompletoi transferimin e mesfushorit shqiptar Ernest Muçi nga Legia e Varshavës.

Sulmuesi u bashkua me polakët në shkurtin e 2021 nga Tirana. Klubi ku i rrit, Tirana, përfitoi 500 mijë euro nga shitja e tij. Bardheblutë mbajtën edhe 10 përqind të kartonit në pronësi dhe nga shitja e tij në Turqi, te Beshiktash, Tirana do të fitojë 1 milion euro.

Tarifa e transferimit dhe kohëzgjatja e kontratës me lojtarin 22-vjeçar te klubi i Stambollit nuk janë bërë të ditura zyrtarisht, por sipas TVP Sport, Besiktas do të paguajë nga tetë deri në dhjetë milionë euro për Muçin.

Për Legia e Varshavës, ky transferim ishte edhe lëvizja më e shtrenjtë. Lojtari shqiptar ka kaluar rekordin e transferimeve të portierit Radoslaw Majecki, i cili u transferua te Monaco për shtatë milionë euro në dimrin e vitit 2020.

Interesant është fakti se ndikimi polak në Besiktas mund të gjurmohet jo vetëm te Muçi, por edhe te kryetrajneri i skuadrës, Fernando Santos, i cili drejtoi kombëtaren polake nga janari deri në shtator 2023.

22-vjeçari shqiptar luajti për Legian që nga shkurti i vitit 2021. Me klubin e Varshavës ka fituar Ekstraklasa dhe Kupën e Polonisë. Për kryeqytetasit polakë ai ka luajtur 114 ndeshje dhe ka shënuar 21 gola. Muçi i bashkohet Milor Rashicës te Beshikatash.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH