Sport

Takimi kundër Italisë vendimtar për të ardhmen e Armando Brojës, e gjithë vëmendja tek ai

Shkruar nga Liberale

Takimi kundër Italisë vendimtar për të ardhmen e Armando

Shqipëria do të përballet kundër Italisë, sonte në orën 21:00 te stadiumin i qytetit të Dortmundit, “Signal Iduna Park”.

Ashtu siç ka ditë që raportohet, gjigandët italian të Milanit janë në vëzhgim të sulmuesit shqiptar dhe thuhet se takimi i sotëm i kuqezinjve kundër “axurrëve” do të jetë vendimtar për fatet e tij.

Vëzhgues të ekipit të Milanit do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit të Dortmundit, ku do të shikojnë nga afër Brojën. Një gol sonte, mund t’i hapë një rrugë të ndritur shqiptarit në të ardhmen.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH