Pas humbjes së sotme me rezultatin 1-2 kundër Ukrainës në stadiumin “Air Albania”, kuqezinjtë zbresin zyrtarisht një ligë më poshtë. Në përfundim të kësaj sfide ka folur trajneri Sylvinho.
Për humbjen, ai tha se "kemi luajtur shumë keq në 15 minutat e para. Pësuam gol në minutën e 4-të dhe të 9-të. Çmim që duhet paguar, është nivel i lartë në të cilin po luajmë."
Kush gaboi në pjesën e parë?
Vitin e kaluar ne jemi kualifikuar në Euro 2024 duke qenë në vendin e parë. Për arsye të diferencës së golave jemi në vendin e katërt. Kjo është diçka që iu përket të gjithëve.
Pësuam dy gola shumë të thjeshtë…?
Na ka ndodhur dhe me Çekinë një dalje e topit përpara. Ajo që duhet të korrigjojmë është të mos pësojmë gol në minutat e para. Duhet të përmirësohemi dhe të rritemi, sepse sapo kemi kaluar Europianin.
A mund të ndryshoni taktikisht, jo standard si gjithmonë?
Nuk mendoj që duhet të ndryshojmë modul loje. E kemi ndryshuar shpesh nga 4-3-3 në 4-2-3-1. Ne e pamë që në pjesën e dytë Ukraina u tërhoq më tepër dhe ne kishim mundësi për të dalë më para dhe kishim mundësi për të luajtur me një tjetër sulmues.
Aktivizimi i Asanit i sforcuar pasi nuk ishte mirë fizikisht? Zëvendësimi i Dakut?
Përas i përket Asanit, ai pati një problem të vogël me Çekinë pasi kemi bërë rezonancë magnatike kishte dëmtim të vogël. Pasi kam biseduar me doktorin dhe lojtarin e kam pyetur nëse ishte i gatshëm për t’u futur në fushë dhe dje është vendosur që ai të ishte titullar. Ndërsa Daku ka qenë një zgjedhje taktike, pasi ishte e vështirë të merrnim topin me forcë. Uzuni luan më mirë në hapësira.