Sport

Sylvinho nuk e grumbulloi, talenti shqiptar mund të bëhet “italian”: E prisja një ftesë nga Shqipëria…

Shkruar nga Liberale

Sylvinho nuk e grumbulloi, talenti shqiptar mund të bëhet

Edhe pse po shkëlqen në Itali, nuk është grumbulluar nga Silvinjo.

Cristian Shpendi, ka prajuar se ka mbetur i zhgënjyer për faktin se nuk u grumbullua nga trajneri Silvinjo në Kombëtare, për dy ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve.

Në një intervistë të dhënë për “Pianeta Bianconero”, 21-vjeçari deklaroi se priste ftesë nga Shqipëria, e cila nuk i erdhi. Ndër të tjera, ai theksoi se nëse Italia do t’i bënte një ftesë në të ardhmen, do e mendonte seriozisht ftesën.  Sulmuesi 21-vjeçar është golashënuesi më i mirë i Serie B këtë sezon, me nëntë gola të shënuar në 13 ndeshje.

“Te them të vërtetën, mendova se do të ftohesha nga Kombëtarja shqiptare për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve. U zhgënjeva kur e pashë që nuk isha në listë. Unë kam lindur dhe jam rritur në Itali. Një telefonatë nga Italia nuk më ka ardhur kurrë, por nëse vjen, sigurisht që do e mendoja”, tha ai.

I pyetur për merkaton, Shpendi deklaroi se fokusi i tij është vetëm te Cesena, ndërsa shtoi se nuk shqetësohet nga lajmet që qarkullojnë.

“Kam lexuar lajmet që qarkullojnë për mua. Mund t’ju siguroj se nuk di asgjë fare, janë thjesht thashetheme që nuk më shqetësojnë, mendoj për Cesenën dhe e di që të vazhdoj këtu është rruga e duhur, ndonëse nuk më takon mua të marr vendime të caktuara”, deklaroi Shpendi.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH