Sport

Suedi-Shqipëri/ Sylvinho zbulon ndryshimet në formacion pas humbjes me Kilin

Shkruar nga Liberale

Suedi-Shqipëri/ Sylvinho zbulon ndryshimet në formacion pas humbjes me

Mbrëmjen e sotme do të zhvillohet ndeshja e dytë miqësore pas ndeshjes me Kilin midis kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Suedisë, në kuadër të parapërgatitjes së Euro 2024. Disfata ndaj Kilit ka lënë pas zhgënjimin, por tekniku brazilian i pankinës Silvinjo pret reagim nga kuqezinjtë.

Trajneri brazilian, Sylvinho pritet të bëjë 7 ndryshime në formacion, por ky është një test shumë i rëndësishëm para Evropianit dhe Silvinjo kërkon t’i shikojë në fushë ata që kanë luajtur pak.

Në portë gjatë ndeshjes së sotme do të kthehet Etrit Berisha, në krahun e majtë të mbrojtjes konfirmohet mitaj, ndërsa në të djathtë Balliu do të ul në stol Hysajn.

Në zemër të mbrojtjes kapiteni Gjimshiti së bashku me Marash Kumbullën. Binomi Asllani-Ramadani nuk ndryshon, përpara tyre pak më i avancuar pritet të luajë Ernest Muçi.

Në korsinë e majtë të sulmit Arbër Hoxha, ndërsa në të djathtë Arbnor Muçolli në mbështetje të Armando Brojës në majtën e sulmit.

Ky pritet të jetë formacioni i Suedisë: Robin Olsen, Victor Lindelöf, Isak Hien, Ludëig Augustinsson, Emil Holm, Alexander Isak, Jens Ctrabajo, Mattias Svanberg, Viktor Gyökeres, Anthony Elanga dhe Emil Forsberg.

Suedi-Shqipëri/ Sylvinho zbulon ndryshimet në formacion pas humbjes me

Suedi – Shqipëri do të zhvillohet në stadium “Friends Arena” duke nisur nga ora 19:00. Statistikat në përballjet direkte flasin për suedezët me 3 fitore, një sfidë është mbyllur në barazim, ndërsa kuqezinjtë kanë vetë një fitore në miqësoren e 2004 zhvilluar në Tiranë.

Në stadium atmosfera do të jetë e zjarrtë, 3 mijë tifozë shqiptar pritet të jenë prezent, ndërsa në total janë shitur më shumë se 20 mijë bileta për këtë miqësore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH