Sport

Sporti në zi! Shuhet ikona e Tiranës dhe e Kombëtares

Shkruar nga Liberale

Sporti në zi! Shuhet ikona e Tiranës dhe e Kombëtares


Ikona e shquar e volejbollit, Rajmond Gjerazi, ndërron jetë në moshën 70-vjeçare. Gjerazi shkëlqeu me Tiranën dhe e drejtoi me sukses ekipin kryequtetas.

Sporti në zi! Shuhet ikona e Tiranës dhe e Kombëtares


Lajmin e trishtë e bëri publik Federata Shqiptare e Volejbollit:

Sot humbëm një ikonë të shquar të volejbollit, Rajmond Gjerazi, i cili ndërroi jetë në moshën 70-vjeçare.

Karriera e tij në fushën e volejbollit është një histori e vërtetë e suksesit dhe pasionit për sportin. Ai nisi rrugëtimin e tij në vitin 1969 me ekipin e Dinamos, ku shkëlqeu në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar.
Pas kësaj, vazhdoi të përfaqësojë ngjyrat e ekipit të Tiranës prej vitit 1979 deri në vitin 1986 , duke u bërë një nga lojtarët më të shquar të ekipit dhe duke kontribuar në arritjen e sukseseve të shumta.
Përtej fushës së lojës, Gjerazi vazhdoi të ishte një frymëzim për të rinjtë dhe një mentor për brezat e ardhshëm të volejbollit. Në vitin 1989 ai iu bashkua ekipit të të rriturave të Tiranës si zv. trajner. Në këto vite së bashku me kolegun e tij Adrian Gorenca, ata arritën të shpallnin 6 herë Kampion Kombëtar ekipin e Tiranës. Federata Shqiptare e Volejbollit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Gjerazi, të afërmve dhe miqve.

Jeta dhe kontributi i tij do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë si një shembull i pasionit dhe përkushtimit ndaj volejbollit.

Sporti në zi! Shuhet ikona e Tiranës dhe e Kombëtares

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH