Sport

Sporti në zi/ Humb jetën futbollisti 21-vjeçar shqiptar, në Greqi (FOTO)

Shkruar nga Liberale

Sporti në zi/ Humb jetën futbollisti 21-vjeçar shqiptar,

Aksidenti tragjik i ndodhur mëngjesin e së mërkurës i mori jetën 21-vjeçarit nga Shqipëria, Ronaldo Jari, duke shkaktuar trishtim të thellë në zonën e Kretës ku ai jetonte.

Aksidenti ndodhi në rrugën provinciale Rethymnon-Monis Arkadiou, kur 21-vjeçari në rrethana të paqarta humbi kontrollin e motoçikletës dhe është përplasur me një pemë. Pavarësisht përpjekjeve të shpëtimtarëve, Ronaldo Jari nuk mbijetoi.

Sporti në zi/ Humb jetën futbollisti 21-vjeçar shqiptar,

Drejtuesit e Arkadit, skuadra ku luajti Ronaldo, i dhanë lamtumirën e fundit futbollistit të ri, duke shprehur dhimbjen e thellë për vdekjen e tij të parakohshme.

“Bordi drejtues i A.O. Arkadi Angelianon, trajnerët, futbollistët dhe të gjithë tifozët e ekipit tonë, të dërrmuar nga humbja e papritur e futbollistit tonë Jari Ronaldo, i shprehin ngushëllimet më të thella familjes së të ndjerit.”

“Ronaldo i dashur për të gjithë ka veshur fanellën e ekipit tonë në 2 vitet e fundit ku dallohej për pasionin, shpirtin luftarak dhe karakterin e mirë. Udhët të mbarë, shoku Ronaldo, qoftë i lehtë dheu që të mbulon, forcë dhe durim për familjen tënde”.

/Liberale.al/

Sporti në zi/ Humb jetën futbollisti 21-vjeçar shqiptar,

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH