Basketbolli europian dhe ai botëror është në zi, pasi ylli nga Letonia, Janis Timma, u gjet i vdekur në Moskë.
Lojtari 32-vjeçar besohet se ka vrarë veten në një dhomë hoteli në qendër të kryeqytetit, ndërsa në celularin e tij thuhet se është gjetur një mesazh lamtumire për ish-gruan.
Për disa kohë, basketbollisti letonez kishte postuar mesazhe jo shumë të gëzueshme në rrjetet sociale, duke demonstruar një gjendje shpirtërore që nuk ishte aspak e qetë. Ai gjithashtu kishte bërë një sërë kafkash në shpinë, duke konfirmuar kohën e vështirë. Me sa duket Janis Timma nuk e kishte kaluar divorcin nga gruaja e tij, këngëtarja e njohur ukrainase dhe ylli televiziv Anna Sedokova.
Timma ka luajtur në dhjetëra ekipe në karrierën e tij, duke debutuar për ASK Riga në 2008, duke përfshirë Zenit St. Petersburg, Baskonia (Spanjë), Olympiacos (Greqi), Lakeland Magic (një ekip i NBA G League në Florida) dhe vitin e kaluar 2024 , në Monbus Obradoiro në Liga ACB në Spanjë, si dhe në kombëtaren e Letonisë. Pasi Monbus Obradoiro ra në kategorinë e kaluar, basketbollisti letonez u transferua në Rusi dhe luajti në një ekip 3x3.