Debutim perfekt për Sport Club UET në Kategorinë e Tretë të futbollit shqiptar. Skuadra e Universitetit Europian të Tiranës ka mundur ditën e sotme Himarën me rezultatin 2-1 në ndeshjen e luajtur në Qendrën Kombëtare Sportive Kamëz.
Ndeshja filloi e qetë, me të dy skuadrat që tregohen të kujdesshme dhe studiojnë kundërshtarin. Gradualisht UET merr frenat e lojës në dorë dhe arrin ti afrohet rrezikshëm portës së himariotëve në dy raste pas aksioneve të rrjedhshme. Në minutën e 37-të bardheblutë fitojnë penallti, që merret përsipër nga Aboubacar Soumah, i cili në minutën e 38-të shënonin e golin e parë në histori për Sport Club UET në një kampionat kombëtar futbolli. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin tonë 1-0.
Pjesa e dytë nis me ritëm ndryshe, me udhëtuesit që kërkojnë golin e barazimit dhe UET golin e dytë e të sigurisë. Himara në minutën e 51 gjen golin e barazimit me penallti që shënohet nga Eduard Shehu. UET hidhet në sulm në kërkim të golit të fitores që vjen në minutën e 82-të falë autogolit të Florian Ramës. Nuk ka më surpriza dhe gjithçka mbyllet 2-1. Një fitore historike për skuadrën e drejtuar nga Shpend Kumbarçe. Java e ardhshme reservon një përballje pretendetësh, me UET që do të sfidojë Partizanin B në Kamëz.
Formacioni i Sport Club UET: Sharki, Zhivanaj, Meli, Hajdari, Levendi, Mersini, Cakoni, Soumah, Koxheri, Spahiu, Cibuku. U aktivizuan: Konomi, Sukaj, Hysko, Bajrami, Kola.
Golat: Soumah 38', Shehu 51', Rama 82'