Sport

Spektakël në DORTMUND/ Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash, Italia përmbys shifrat pas 15 minutave të para

Shkruar nga Liberale
Spektakël në DORTMUND/ Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash,

Po luhet në Dortmund ndeshja e parë e Kombëtares kuqezi ndaj kampionëve në fuqi të Europës, Italisë.

Nedim Bajrami shënoi një supergol pas 23 sekondash lojë, por Italia përmbysi shifrat me Bastonin dhe Barellan në 15 minutat e para.

Minutat e lojës...

17′ 2-1/ Barella lëshon një gjuajtje nga distasnca dhe e çon në rrjetë. (VIDEO)

16′ - Dimarco hedh një krosim të ulët drejt zonës, por Gjimshiti ndërhyn në mënyrën e duhur për të larguar topin.

11′ 1-1/ Bastoni godet me kokë dhe e çon topin në rrjetë. 

6′ -  Kieza provon me një gjuajtje brenda zonës, por Gjimshiti arrin ta largojë me kokë.

1′ - 0-1/ Bajrami përfiton nga një gabim i Dimarcos dhe me një gjuajtje drejt portës ndëshkon Donnarumman. 

Shkelmohet topi i parë, nis sfida në Dortmund!

FORMACIONET ZYRTARE:

ITALIA: Donnarumma (C); Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori, Dimarco; Jorginho, Barella; Chiesa, Frattesi, Pellegrini; Scamacca. Trajner: Luciano Spalletti

SHQIPËRIA: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti (C), Mitaj; Ramadani, Asllani; Asani, Bajrami, Seferi; Broja. Trajner: Sylvinho Mendes Campos

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH