Sport

Spanjë-Angli finalja e madhe e EURO 2024, Holanda kthehet në shtëpi

Shkruar nga Liberale

Spanjë-Angli finalja e madhe e EURO 2024,  Holanda kthehet në

Spanjë-Angli do të jetë finalja e madhe e Euro 2024, finale që do të luhet më 14 korrik në Berlin.

Anglia finaliste e Euro 2020 synon trofeun e parë Europian në histori. Në Dortmund, në një mbrëmje emocionuese, Anglia fitoi 2-1 ndaj Holandës duke e realizuar golin e fitores në minutën e fundit të kohës së rregullt. “Tulipanët” e kishin fituar trofeun në 1988 në Gjermani dhe synonin të përsërisnin të njëjtin sukses. Nga ana tjetër, Anglia shihej disi më favorite por edhe pse nuk bindi gjatë ecurisë,  në gjysmëfinalen e dytë nuk zhgënjeu aspak nga pritshmëritë.

Spanjë-Angli finalja e madhe e EURO 2024,  Holanda kthehet në

Holandë-Angli 1:2

Shënues: X. Simons 7′ / Kane (P) 18′, Watkins 90'

Munutat e ndeshjes

90′ 1-2/ Watkins merr një top nga Palmer dhe me një predhë kalon në avantazh “Tre Luanët”. ((VIDEO)

79′ Walker hedh një top në zonë dhe Saka godet me të majtën duke e çuar në rrjetë, por anulohet për pozicion të parregullt.

65′ Van Dijk godet pas një krosimi në zonë, por Pickford arrin të ndalojë topin.

46′ Zëvendësim te Anglia. Largohet Trippier dhe në vendin e tij futet Shaw.

46′ Zëvendësim te Holanda. Largohet Malen dhe në vendin e tij futet Weghorst.

Spanjë-Angli finalja e madhe e EURO 2024,  Holanda kthehet në

46' Nis pjesa e dytë

Spanjë-Angli finalja e madhe e EURO 2024,  Holanda kthehet në

45' Mbyllet në barazim 1-1 pjesa e parë

35′ Zëvendësim i detyruar te Holanda. Largohet Depay dhe në vendin e tij futet Veerman.

Spanjë-Angli finalja e madhe e EURO 2024,  Holanda kthehet në

32′ Foden godet nga distanca, me topin që përplaset në shtyllë.

Spanjë-Angli finalja e madhe e EURO 2024,  Holanda kthehet në

30′ Dumfries godet me kokë pas një krosi në zonë, por topi përplaset në traversë.

Spanjë-Angli finalja e madhe e EURO 2024,  Holanda kthehet në

23′ Foden hyn bukur në zonë dhe godet me të majtën, por Dumfries e largon topin në vijën fatale.

Spanjë-Angli finalja e madhe e EURO 2024,  Holanda kthehet në

18′ 1-1/ Kane shënon nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)

16′ Pas rishikimit me VAR, gjyqtari akordon 11-metërsh.

Spanjë-Angli finalja e madhe e EURO 2024,  Holanda kthehet në

14′ Kane godet nga brenda zonës topin, që shkon mbi kuadrat, por ka pasur dhe një kontakt me Dumfries, me anglezët që protestojnë për penallti.

Spanjë-Angli finalja e madhe e EURO 2024,  Holanda kthehet në

7′ 1-0/ Simons provon me një gjuajtje të fortë nga distanca dhe e çon në rrjetë. (VIDEO)

Spanjë-Angli finalja e madhe e EURO 2024,  Holanda kthehet në

1′ Nis ndeshja e dytë gjysmëfinale në Dortmund!

Spanjë-Angli finalja e madhe e EURO 2024,  Holanda kthehet në

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH