Sport

EURO 2024/ Spanja fiton ndaj Italisë dhe pret biletën, kualifikimi i bën nder edhe Shqipërisë

Shkruar nga Liberale

EURO 2024/ Spanja fiton ndaj Italisë dhe pret biletën, kualifikimi i

Spanja merr fitoren e dytë në Grupin B, e vlefshme për finalet e Euro 2024 ku bën pjesë edhe Shqipëria, ndaj Italisë. Përballë një Spanje të kualifikuar, Shqipëria mund të ketë më të lehtë të marrë një rezultat më të mirë.

Të dy skuadrat kishin fituar ndeshjet e para, përkatësisht 3-0 ndaj Kroacisë dhe 2-1 ndaj Italisë. Italia sakaq do të mund të kualifikohet nëse fiton me Kroacinë.

Spanja e dominoi lojën dhe mund të kishte fituar edhe me thellë.

Goli i ndeshjes i realizua në 54'/ Autogol i Kalafiorit, iberikët kalojnë në avantazh. I pafat mbrojtësi i Bolonjës që dërgon topin në rrjetën e portës së tij, pas devijimit të Moratës me kokë dhe prekjes së Donarumës.

SPANJA: Unai Simon, Karvahal, Le Norman, Laport, Kukureja; Pedri, Rodri, Fabian Ruiz; Lamin Jamal, Morata, Niko Uilliams. Trajner: De La Fuente

ITALIA: Donaruma; Di Lorenco, Bastoni, Kalafiori, Dimarko, Barela, Zhorzhinjo; Kieza, Fratezi, Pelegrini; Skamaka. Trajner: Spaleti

Poll
SHQIPENGLISH