Ndeshja e dytë e Ligës së Kombeve që do të zhvillohet se ndaj Gjeorgjisë në “Air Albania” është e një rëndësie të veçantë për Shqipërinë.
Por për dy futbollistë, duhet të ketë një kujdes të veçantë në ndeshjen e sotme, pasi një karton i verdhë mund t’u kushtojë shumë shtrenjtë. Jasir Asani dhe Thomas Strakosha janë ndëshkuar të dy me karton të verdhë në ndeshjen e parë të luajtur kundër Ukrainës, i pari për një faull të shkaktuar kurse i dyti për vonesa loje.
Sipas rregullores së Ligës së Kombeve, në fazën në grupe të turneut pezullohesh për një ndeshje kur plotëson numrin e 2 kartonëve të verdhë, apo shumëfishin e tij (4). Kësisoj, nëse Asani dhe Strakosha ndëshkohen sot, ata të dy do të jenë mungesa në takimin e radhës të kuqezinjve, që luhet në tetor në transfertën e vështirë ndaj Çekisë.