Sport

‘Skuqet’ derbi i kryeqytetit, Partizani ‘përmbys’ Tiranën dhe e dëbon nga ambicjet për titull

Shkruar nga Liberale

‘Skuqet’ derbi i kryeqytetit, Partizani ‘përmbys’

Partizani fiton derbin ndaj Tiranës me përmbysje 2-1, rezultat që i ngjiti kuqtë në vendin e dytë.

Tirana e nisi mirë derbin madje shënoi e para në portën e të kuqve, por Partizani përmbysi shifrat brenda 45 minutave të para të ndeshjes.
Latifi në ‘7 finalizon një aksion të shpejtë të bardhebluve të Abazajt në krahun e djathtë.

Abdullahu gabon në largimin e një topi në zonë dhe pastaj shkakton faull ndaj Skukës, ndërsa gjyqtari Ferataj nuk ka dyshime. 11-metërsh. Në ‘31, Skuka shënon nga pika e bardhë e penalltisë.

Në ‘44 ças një aksioni të shkëlqyer në krahun e majtë të të kuqve, topi shkon te Cara në zonë dhe ky i fundit nuk gabon duke përmbysur rezultatin.

Një shtyllë e goditur nga Lushkja në pjesën e dytë ishte shumë pak për skuadrën e Ahmatajt, e cila me mungesa të mëdha dhe thuajse vetëm me të rinj në stol, u mundua të rrezikonte, pa shumë sukses.

Në vërshëllimën përfundimtare, Partizani mori tre pikë të merituara që e shtyjnë në vendin e dytë në renditje. Ndërsa Tirana tani mund të arrihet nga Dinamo dhe rrezikon vendin mes katër skuadrave që do të luftojnë për titullin.

‘Skuqet’ derbi i kryeqytetit, Partizani ‘përmbys’

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH