Sport

Skënderbeu bën Tiranën ‘me turp’ në kryeqytet, për Partizanit fitorja “mision i pamundur” edhe në Shkodër

Shkruar nga Liberale
Skënderbeu bën Tiranën ‘me turp’ në kryeqytet,


Bardheblutë u mposhtën 3-4 nga Skënderbeu në "Air Albania" në ndeshjen e javës së 21-të. Miqtë nga Korça u treguan më të saktë në fillim të lojës, duke i treguar problemet bardhebluve në qendër të mbrojtjes. Frenklin dhe Shaqe shënuan në minutat 13 dhe 18, para se Abazaj të shkurtonte në 1-2 te Tirana me penallti. Makthi i gabimeve në mbrojtje nuk mbaroi këtu, pasi Liço po me kokë shënoi golin e tretë për bardhekuqtë, para se Përgjoni t'i dërgonte skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-3.
Në fraksionin e dytë ishte sërish Franklin që shënoi dopietën personale dhe të katërtin për korçarët, duke bërë lëmsh prapavijën e formuar nga Julian Ahmataj. Goli i Patrick në fund shërbeu sa për statistika, me Skënderbeun që dhuroi një lojë të bukur dhe doli me tri pikë nga kryesqyteti.Tirana në këtë duel ishte hija e vetvetes, duke pësuar gola në qendër të mbrojtjes. Për t'u përmendur edhe dalja me karton të kuq e Hoxhallarit te vendasit në minutën e 73.
Tirana me 30 pikë mbetet në vendin e katërt, ndërsa Skënderbeu me 25 pikë qëndron në pozitën e gjashtë.

Vllaznia dhe Partizani barazuan 1-1 në "Loro Boriçi" për raundin e 21-të në Superligë. Shkodranët vijojnë të bëjnë mirë me Qatip Osmanin në stol, teksa të kuqtë ndërpresin serinë e fitoreve në Shkodër. "Demat" nga kryeqyteti gjetën epërsinë në minutën e 23 me Gueye Maguete, kjo pas një goditje të bukur me kokë në zonë. Vendasit nuk u dorëzuan dhe shënuan golin e barazimit në fundin e pjesës së parë. Një penallti e akorduar pas një faulli në zonë u kthye në gol nga Balaj.
Partizani harron të marrë tri pikë, duke pasur vetëm një fitore në dhjetë ndeshjet e fundit. Tanimë me 36 pikë, Partizani mbetet në pozitën e dytë, ndjekur nga Vllaznia me 33 pikë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH