Sport

Skena të tmerrshme në ndeshjen Betis-Bilbao: Gjyqtarja anësore përfundon e gjakosur

Shkruar nga Liberale

 Skena të tmerrshme në ndeshjen Betis-Bilbao: Gjyqtarja anësore

 

Guadalupe Porras ishte protagonistja e një momenti të tmerrshëm në ndeshjen që po luhet në mes të Real Betisit dhe Athletic Bilbaos.

Asistentja e ndeshjes u përplas me një kamerë televizive kur u kthye në qendër të fushës pasi vërtetoi golin e Chimy Avila në minutën e 13-të të ndeshjes që po luhet në stadiumin Benito Villamarin.


Fillimisht, nuk dihej se çfarë kishte ndodhur kur Guadalupe u pa e shtrirë në tokë. Ngjarja ka detyruar që në atë moment ndeshja të ndalet.


Guadalupe u trajtua nga shërbimet mjekësore të Betisit dhe më në fund u desh të zëvendësohej pasi nuk mundi të vazhdonte. Arbitri i katërt, Holgueras Castellanos, duhej të merrte përsipër në vijën anësore ndërsa Guadalupe Porras u largua me barelë për t’u dërguar në spital dhe për t’u trajtuar për lëndimin e saj në kokë.


Arbitri i ndeshjes, Cuadra Fernandez, nuk vonoi të informonte Manuel Pellegrinin dhe Ernesto Valverden për atë që kishte ndodhur dhe vendimin për të vazhduar me ndeshjen.

Dueli më pas vazhdoi normalisht dhe tribunat e Benito Villamarin duartrokitën gjyqtaren anësore kur ajo tregoi shenja se ndihej më mirë teksa u largua nga fusha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH