Sport

Skandali në Gjermani, anëtari i stafit të Kombëtares hetohet për abuzim seksual

Shkruar nga Liberale
Skandali në Gjermani, anëtari i stafit të Kombëtares hetohet

Mediat gjermane kanë publikuar një hetim të nisur në Dortmund ndaj një anëtari të stafit mbështetëtës të FSHF, që shoqëroi ekipin kombëtar në kampionatin evropian të futbollit në Gjermani.

Prokuroria publike e Dortmundit po heton anëtarin e stafit të kombëtares nën dyshimet për abuzim seksual.

Ngjarja sipas mediave gjermane dyshohet të ketë ndodhur në qendrën sportive Kaiserau në Kamen, ku kombëtarja kuqezi ishte akomoduar për t’u përgatitur për ndeshjet e Euro2024.

Lajmi është publikuar nga gazetari gjerman Mathias Gaumann, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i personit që është nën hetim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH