Sport

Skandal në Premier League/ Dy futbollistë arrestohen për përdhunimin e një vajze

Shkruar nga Liberale

Skandal në Premier League/ Dy futbollistë arrestohen për

Një skandal seksual trondit Premier League. Sipas asaj që raportohet ekskluzivisht nga Daily Mail, dy 19-vjeçarë që luajnë në të njëjtin klub dhe detajet e të cilëve nuk u dhanë u arrestuan të premten nën dyshimin për përdhunim dhe më pas u liruan me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Sipas asaj që zbuloi tabloidi, dhuna seksuale ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, ku viktima e pretenduar ka denoncuar ngjarjen në polici pak orë më vonë, duke pretenduar se ka pësuar dhunën brenda stadiumit, para ndeshjes.

Sipas informacioneve nga mediat britanike, njëri nga dy lojtarët është ndaluar nga policia direkt në stadium, është marrë në pyetje fillimisht në prani të një punonjësi të klubit dhe më pas është transportuar në komisariat, ku ka kaluar një natë dhe u mor sërish në pyetje. Më pas u lirua me kusht.
Djali tjetër 19-vjeçar u arrestua të nesërmen dhe u mor në pyetje nga oficerët me akuzën e përdhunimit përpara se të lirohej gjithashtu edhe ai me kusht.

Klubi i përfshirë thuhet se i tha Sun se "çështja tani është në duart e policisë dhe ne nuk mund të komentojmë më tej". Sipas tabloidit, pas zyrtarizimit të akuzës, klubi i tyre vendosi të pezullojë dy lojtarët deri në përfundim të hetimeve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH