Sport

Silvinjo nën presion. A duhet shkarkuar trajneri i KOMBËTARES?

Shkruar nga Liberale

Silvinjo nën presion. A duhet shkarkuar trajneri i KOMBËTARES?

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka e ka shprehur hapur zhgënjimin për barazimin në Letoni ndaj trajnerit, sakaq, janë shtuar zërat kritikë për largimin e brazilianit Silvinjo

Nisur nga zgjerimi i formatit, Shqipëria u pa me më shumë shanse për të prerë biletën e parë historike në një Botëror.

Kupa e Botës FIFA 2026 do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026. I organizuar në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara, turneu do të ketë 48 ekipe, duke e bërë atë Kupën e Botës më të madhe në histori për sa i përket ekipeve të përfshira. Barazimi në Letoni, por më tepër loja e paqartë, ishin  një zhgënjim i madh. Pas katër ndeshjeve të para, në kuotën e pesë pikëve, kuqezinjtë kanë pak shanse për një kualifikim të mundshëm në Botërorin 2026.

Anglia favorite e grupit

Duket se Anglia ka nisur udhëtimin drejt Botërorit, ndërsa Shqipëria ka më pak shanse se Serbia dhe madje edhe Letonia, për vendin e dytë. E shortuar në Grupin K për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, Anglia deri më tani ka ruajtur një rekord 100 përqind. Pasi mposhtën në shtëpi Shqipërinë (2-0) dhe Letoninë (3-0), “Tre Luanët” e nisën sezonin e tyre jashtë fushe me një fitore 0-1 kundër Shqipërisë.

Anglia ka 9 pikë pas tre ndeshjeve, Shqipëria 5 pikë por ka luajtur 4 ndeshje, Serbia me vetëm dty ndeshje ka 4 pikë dhe po aq Letonia e cila ka luajtur 3 ndeshje.

Fituesit e grupeve do të kualifikohen automatikisht për Kupën e Botës, dhe skuadra që përfundon e dyta do të duhet të kalojë nëpër fazën eliminatore.

Presion ndaj Sylvinhos

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka e ka shprehur hapur zhgënjimin për barazimin në Letoni ndaj trajnerit. Sakaq, janë shtuar zërat kritikë për largimin e brazilianit Silvinjo. Legjenda e futbollit shqiptar Ledio Pano me trajnerin e Kombëtares shqiptare, Sylvinho, pas barazimit 1-1 që Shqipëria mori me ekipin modest të Letonisë, duke zbehur drejt zeros shpresat edhe për një vend të dytë në grup në eliminatoret e botërorit.

Pano nuk e cilëson Sylvinhon si një trajner dhe e bën përgjegjës kryesor për të dyja rezultatet e fundit. Sipas tij, braziliani e ka humbur mbështetjen dhe duhet të largohet.

“Kjo kombëtare nuk më bind. Pritshmëritë janë të mëdha. Shumë lojtarë luajnë në Itali, por nuk po tregojnë vlerat, ose ne presim diçka më shumë nga ata. Cilësia e tyre tregohet dhe nga minutazhi i paktët ku ata luajnë dhe në ekipet e tyre. Ishte një ndeshje që ne duhet ta fitonim në Letoni. Bëmë shumë gabime në kuptimin e mendjes, sepse me topin ne luajtëm, e mbajtëm atë, por në zona që nuk i hyjnë në punë askujt. Në eliminatoret për Evropianin, Sylvinho bëri mirë.

Por kontradiktat me të nisën me listat e Evropianit. Mendoj se ai nuk e ka më mbështetjen e tifozerisë shqiptare dhe mendoj që ka ardhur koha të ndahet. Një pjesë të përgjegjësisë e ka dhe ai. Duhet ta lexojë ndeshjen dhe të bëjë ndryshime. Vonohet sepse nuk është trajner. Ai mund të jetë një seleksioner. Ai po mëson dorën. Do të doja të ndryshonte. Një trajner nuk mund të hedhë të njëjtët lojtarë”, tha Pano.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH