Sport

Shuma marramëndëse që do të marri secili nga futbollistët italianë nëse Italia fiton Euro 2024

Shkruar nga Liberale

Shuma marramëndëse që do të marri secili nga

Italia e ka nisur me fitore Euro 2024, pasi mposhti Shqipërinë në ndeshjen e parë të Grupit B me rezultat të ngushtë 2-1.

Kampioni në fuqi i Evropës në ndeshjen e dytë do të përballet me Spanjën, ku fitorja eventuale do të thotë kalim i Grupit B.

Përkundër se nuk është pretendentë për ta fituar Evropianin, Italia përsëri do të tentojë ta mbrojë titullin e kampionit.

Gjithsesi, nëse për italianët gjithmonë forca e vërtetë ka qenë ajo e grupit, për të shtuar edhe më shumë motivimin dhe për të thyer parashikimet e bëra në fillim të kësaj aventure, ka menduar dje Federata Italiane e Futbollit.

Sipas asaj që raporton shtypi italian, presidenti Gravina, pas debutimit me fitore 2- 1 ndaj Shqipërisë, nga Spanja e në vazhdim ‘Axurrët’ duhet të luftojnë për trofeun, pasi në fund do i presë edhe një shpërblim më i madh sesa tri vite më parë.

Në rast triumfit në Euro 2024, futbollistët italianë do të marrin nga 300 mijë euro për secilin prej 26 futbollistëve të grumbulluar në Euro 2024. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH